Ngushëllimi dhe miqësia e Jezusit në pikëllimin tonë (The Comfort and Friendship of Jesus in Our Grief

Nga Randy Alcorn

Për më shumë se katër vjet, bashkëshortja ime e dashur Nanci u përball me kancerin. Gjatë kësaj kohe, pati shumë raporte të mira dhe shumë të këqija. Kaluam një luhatje emocionale gjatë tre operacioneve të saj, tre rrezatimeve dhe tre kimioterapive.

E mbaj mend mirë ditën kur doktori tha se kishte kaluar në kancer të fazës së katërt, që ishte përhapur në mushkëri. Atë natë u lutëm së bashku dhe më pas zbrita poshtë, rashë në gjunjë pranë divanit, e mbulova fytyrën me duar dhe qava. Ia hapa zemrën Perëndisë, duke i’u përgjëruar të ndërhynte. Bëra atë që 1 Pjetrit 5:7 na thotë të bëjmë: “Dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.”

Papritur pranë meje ndjeva praninë e dikujt. Hapa sytë dhe pranë duarve të mia pashë putrat e përparme të qenit Magi. Ajo më hodhi një vështrim me dashuri, më lëpiu lotët dhe më pas lëshoi një tingull të fortë vajtimi, të cilin nuk e kishte lëshuar kurrë më parë dhe nuk e bëri më kurrë më pas. Mund ta përshkruaj atë si një rënkim. Më befasoi.

Mendja më shkoi menjëherë te Romakëve 8 që na thotë se ne rënkojmë, i gjithë krijimi rënkon dhe Fryma e Perëndisë ndërmjetëson për ne me rënkime shumë të thella për t’u shprehur me fjalë. E kuptova se të tre ne po rënkonim së bashku për Nancin, të cilën të gjithë e donim – Perëndia, unë dhe qeni. Më pas qava më shumë, këtë herë duke gjetur ngushëllim të madh te dy miqtë e mi.

Perëndia i çdo ngushëllimi

Një vit më vonë, ndodhesha aty kur Nanci dha frymën e fundit. U ndjeva thellësisht i trishtuar, por shumë i privilegjuar që isha bashkëshorti i saj dhe që ndodhesha atje derisa vdekja na ndau. Mungesa e saj ka qenë e dukshme, në më shumë se dy vjet qëkurse shkoi në qiell. Më mungojnë mesazhet e saj të shpeshta për qentë dhe futbollin dhe thëniet e shkëlqyera nga Charles Spurgeon, J. I. Packer e të tjerë. Më mungon zëri dhe e qeshura e saj, gjithmonë e lartë dhe ngjitëse.

Pikëllimi ka qenë i vështirë. Megjithatë, Perëndia ka kryer një vepër hiri në jetën time, duke sjellë ngushëllimin që më lejon të eci përpara pa të. (Kjo lehtësohet shumë nga pritja se një ditë do të jem sërish me të në praninë e Jezusit!) Në Psalmin 16:8 Davidi thotë: “Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.” Ta vendos Perëndinë përpara meje do të thotë ta njoh praninë dhe ndihmën e tij të vazhdueshme.

Kur një fëmijë bie nga biçikleta, s’ka nevojë që i ati t’i thotë: "E dashur, ja pse të ndodhi - duke pasur parasysh shpejtësinë dhe peshën e kësaj biçiklete, ajo s’mund ta përballonte kthesën e madhe dhe..." Jo. Fëmija do thjesht ngushëllim. Neve nuk na duhen shpjegime, shumicën e të cilave sidoqoftë as nuk do t'i kuptonim. Ne kemi nevojë për "Perëndinë, që ngushëllon të pikëlluarit" (2 Korintasve 7:6). Miliona njerëz, bashkë me mua, dëshmojnë ngushëllimin që ai u ka sjellë në orët e tyre më të errëta. “…ti, o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar” (Psalmi 86:17).

Joni Eareckson Tada dhe Steve Estes shkruajnë në “Kur Perëndia qan”,

Perëndia, si një atë, nuk jep vetëm këshilla. Ai jep veten e Tij. Ai bëhet bashkëshorti i vejushës së pikëlluar (Isaia 54:5). Ai bëhet ngushëlluesi i gruas shterpë (Isaia 54:1). Ai bëhet babai i jetimit (Psalmi 10:14). Ai bëhet dhëndri i asaj që është beqare (Isaia 62:5). Ai është shëruesi i të sëmurëve (Eksodi 15:26). Ai është këshilltari i mrekullueshëm për të pështjelluarit dhe të dëshpëruarit (Isaia 9:6).

Pali thotë: “Perëndia i çdo ngushëllimi... na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi” (2. Korintasve 1:3–4). Shpesh, kur jemi të pikëlluar, mendojmë vetëm që të marrim ngushëllim e jo të japim. Ka raste gjatë pikëllimit kur marrja duhet të jetë fokusi ynë i vetëm. Por kur Perëndia na ngushëllon, ne kemi mundësi ta përdorim të njëjtin ngushëllim për të ngushëlluar të tjerët.

Perëndisë i pëlqen të përdorë njerëz të tjerë që të na ngushëllojë, ndërsa Ai e derdh ngushëllimin e Tij mbi ne nëpërmjet shërbesës së Frymës së Tij të Shenjtë. Këtë e kam përjetuar nëpërmjet miqve dhe familjarëve të mi. Ka kënaqësi të madhe si në dhënien, ashtu edhe marrjen e ngushëllimit në familjen e Perëndisë. Të jesh instrumenti i Tij është diçka përmbushëse dhe po ashtu është burim ngushëllimi.

Miqësia e Jezusit

Jezusi thotë: “Unë nuk ju quaj më shërbëtorë… por unë ju kam quajtur miq” (Gjoni 15:15). Kjo e vërtetë mahnitëse është bërë ngushëllim i thellë e i përditshëm për mua. Qëkurse si adoleshent e njoha Jezusin, kam pasur një miqësi me Të; por më ka prekur shumë kur shoqja ime e dytë më e mirë, Nanci, nuk ishte më këtu për mua. Ndërsa miqësitë e tjera kanë qenë ndihmë, asgjë s’ka pasur më shumë kuptim për mua sesa miqësia e Jezusit. Ende vazhdon. Çdo ditë.

Nuk jam ndjerë kurrë më pranë Tij se sa tani. I them vetes se tani Nanci jeton me mikun e ngushtë të sajin dhe timin. Unë po e përjetoj dhe ndiej çdo ditë praninë e Tij. Me vdekjen e saj, asnjëri prej nesh nuk e humbi mikun tonë të ngushtë. Edhe pse ende nuk jemi ribashkuar, Ai është me ne të dy.

Për shumë të krishterë është një koncept revolucionar që Jezusi është dhe dëshiron të jetë vërtet miku ynë. Vërtet, ne kurrë nuk duhet ta mohojmë, apo ta zvogëlojmë faktin se jemi shërbëtorë të Perëndisë dhe kjo në vetvete është një thirrje e lartë. Por ne duhet të pohojmë njëkohësisht faktin e mrekullueshëm se jemi fëmijët dhe miqtë e Tij. Perëndia mund dhe i do shërbëtorët e Tij, por me siguri i do me gjithë zemër fëmijët dhe miqtë e Tij. Ai ka për qëllim të bëjë më të mirën për ne edhe kur e mira merr një formë ndryshe nga ç’mund të kishim zgjedhur.

Dwight L. Moody tha: “Një rregull që e kam pasur prej vitesh është ta trajtoj Zotin Jezus Krisht si mik personal. Ai nuk është një besim, një doktrinë e thjeshtë, por është Ai Vetë që kemi.”

Ndërsa pikëllohemi, zbulojmë se pikëllimi në vetvete është shok; por shoku ynë më i madh dhe miku më i ngushtë është Jezusi. Ai ka thënë: “Nuk do të të lë, nuk do të të braktis.” (Hebrenjve 13:5). Jezusi është udhëheqësi dhe miku ynë i ngushtë, si dhe Shpëtimtari dhe Zoti ynë. Ndërkohë që kalojmë kohë me Të, marrëdhënia jonë me Të rritet, duke folur dhe duke e dëgjuar Atë. Sikurse shkroi Oswald Chambers, "Miku më i dashur mbi tokë është thjesht një hije krahasuar me Jezus Krishtin.”

Ne do të sodisim fytyrën e tij

Vuajtjet dhe të vajtimi janë të vërtetë dhe të thellë, por për fëmijët e Perëndisë, ata janë të përkohshëm. Një ditë, pikëllimi do të marrë fund. Përgjithmonë. Gëzimi i përjetshëm po vjen. Jezusi, miku ynë i përjetshëm, “do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim.” (Zbulesa 21:4). Ky është premtimi i Jezusit i blerë me gjak.

Ndërkohë, kur zemrat tona kanë dhimbje, le t'i drejtohemi Jezusit, burimit tonë më të madh të ngushëllimit dhe paqes. “Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.” (Psalmi 119:50).

 

 

The Comfort and Friendship of Jesus in Our Grief

Over the four-plus years my beloved wife Nanci faced cancer, there were many good reports and many bad ones. We rode a roller coaster of emotions throughout her three surgeries, three rounds of radiation, and three rounds of chemo.

I vividly remember the day when the doctor said it was now stage-four cancer that had spread to her lungs. That night we prayed together, and then I went downstairs, got on my knees by the couch, buried my face in my hands, and wept. I poured out my heart to God, begging Him to intervene. I  did what 1 Peter 5:7 tells us to do: “Cast all your anxiety on him because he cares for you” (NIV).

Suddenly I felt a presence beside me. I opened my eyes and saw our Golden Retriever Maggie’s front paws next to my hands. She gave me a look of loving concern, licked my tears, and then made a loud mournful sound she had never made before and never did after. I can only describe it as a groan. It startled me.

I thought immediately of Romans 8 which tells us that we groan, the whole creation groans, and God’s Spirit intercedes for us with groanings too deep for words. I realized that three of us were groaning together for Nanci, who we all loved—our God, myself, and our dog. And then I wept more, this time finding great comfort in both my companions.

The God of All Comfort

A year later, I was there when Nanci took her last breath. I felt profoundly sad, yet so privileged to have been her husband and to be there till death did us part. In the over two years now since she relocated to Heaven, her absence has been palpable. I miss her frequent texts about dogs and football and great quotes from Charles Spurgeon and J. I. Packer and others. I miss the sound of her voice and her laughter, always so loud and contagious.

The grief has been difficult. Yet God has been doing a work of grace in my life, bringing me comfort that allows me to go forward without her. (This is greatly helped by the anticipation of one day being with her again in the presence of Jesus!) In Psalm 16:8 David says, “I have set the LORD always before me; because he is at my right hand, I shall not be shaken.” To set God before me is to recognize His presence and constant help.

When a child falls off a bike, she doesn’t need her father to say, “Sweetheart, here’s why it happened—given your speed and the weight of this bike, it couldn’t tolerate that sharp turn and…” No. The child simply wants comfort. We don’t need explanations, most of which we wouldn’t understand anyway. We need “God, who comforts the downcast” (2 Corinthians 7:6). Millions of people, including me, attest to the comfort He has brought them in their darkest hours. “…you, LORD, have helped me and comforted me” (Psalm 86:17).

Joni Eareckson Tada and Steve Estes write in When God Weeps,

God, like a father, doesn’t just give advice. He gives himself. He becomes the husband to the grieving widow (Isaiah 54:5). He becomes the comforter to the barren woman (Isaiah 54:1). He becomes the father of the orphaned (Psalm 10:14). He becomes the bridegroom to the single person (Isaiah 62:5). He is the healer to the sick (Exodus 15:26). He is the wonderful counselor to the confused and depressed (Isaiah 9:6).

Paul says, “[The] God of all comfort... comforts us in all our affliction, so that we may be able to comfort those who are in any affliction, with the comfort with which we ourselves are comforted by God” (2 Corinthians 1:3–4). Often when we are grieving, we think only of receiving comfort, not giving it. There are times in grief when receiving needs to be our sole focus. But when God comforts us, we are enabled to also use that same comfort to console others.

While He pours out His comfort to us directly by a ministry of His Holy Spirit, God is also fond of using other people to comfort us. I have experienced this through my friends and family members. There is great pleasure in both giving and receiving comfort in God’s family. It’s fulfilling to be His instrument, and that’s a source of comfort as well.

The Friendship of Jesus

Jesus says, “No longer do I call you servants…but I have called you friends” (John 15:15). This stunning truth has become a deep daily comfort to me. Ever since I came to know Jesus as a teenager, I’ve had a friendship with Him; but it really hit home when my second best friend, Nanci, was no longer here for me. While other friendships have helped, nothing has meant more to me than the friendship of Jesus. It still does. Every day.  

I have never felt closer to Him than I do now. I tell myself that Nanci now lives  with her best friend and mine. And I am experiencing and sensing His presence with me every day. At her death, neither of us lost our best friend. He is still with both of us, even though we are not yet reunited.

That Jesus truly is and wants to be our friend is a revolutionary concept to many Christians. True, we should never deny or minimize the fact that we are God’s servants, and that itself is a high calling. But we should simultaneously affirm the wondrous fact that we are His children and friends. God can and does love His servants, but He certainly loves wholeheartedly His children and His friends. And He intends to do His best for us, even when that best takes a different form than we might have chosen.   

Dwight L. Moody said, “A rule I have had for years is to treat the Lord Jesus Christ as a personal friend. His is not a creed, a mere doctrine, but it is He Himself we have.”

As we grieve, we find that grief itself is a companion; but our greater companion and closest friend is Jesus. He has said, “I will never leave you nor forsake you” (Hebrews 13:5). Jesus is our mentor and best friend, as well as Savior and Lord. Our relationship with Him grows as we spend time with Him—talking and listening to Him. As Oswald Chambers wrote, “The dearest friend on earth is a mere shadow compared to Jesus Christ.”

We Will Behold His Face

Suffering and weeping are real and profound, but for God’s children, they are temporary. One day, grief will end. Forever. Eternal joy is on its way. Jesus, our forever friend, “will wipe away every tear from their eyes, and death shall be no more, neither shall there be mourning, nor crying, nor pain.” This is the blood-bought promise of Jesus.

In the meantime, when our hearts ache, let’s turn to Jesus, our greatest source of comfort and peace. “This is my comfort in my affliction, that your promise gives me life” (Psalm 119:50).

 

Photo: Unsplash

Randy Alcorn (@randyalcorn) is the author of over sixty books and the founder and director of Eternal Perspective Ministries